SHPËRNDAJE

Bullgaria e ka emëruar ish-mesfushorin e njohur Krasimir Balakov si trajner, ka konfirmuar Federata e Futbollit Bullgar. 

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës dhe VfB Stuttgart, Balakov ka qenë pjesë e ekipit të madhe që e arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës në vitin 1994.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në nëntor të vitit 2021.

“Ai është një nga futbollistët më të mëdhenj të kohës sonë”.

“Një njeri që beson në futbollin bullgar dhe në ekipin bullgar”, ka thënë presidenti i BFU , Borislav Mihajllov në një konferencë shtypi

Balakov do ta zëvndësojë Petar Hubchevin, që u largua pas dy barazimeve me Malin e Zi dhe Kosovën – në grupin kualifikues të Euro 2020.

“E kam marrë vendimin shumë shpejt.”

“Të jesh trajner i ekipit kombëtar është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe”, ka thënë Balakov.

Ai do të debutojë në krye të kombëtares më 7 qershor kundër Republikës Çeke.

Tri ditë më vonë do të luajë në Sofje kundër Kosovës.

Balakov ka qenë trajner i klubeve zvicerane Grasshoppers Zurich, St Gallen, Hajduk Split, Kaiserslauter, Chernomorets Burgas, Litex Lovech dhe klubi i tij vendlindjes, Etar Veliko Tarnovo.