SHPËRNDAJE

mascherano

Javier Mascherano është dënuar me dy ndeshje moslojë pasi ofendoi gjyqtarin në ndeshjen ndaj Eibarit.
Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, nuk do të mund të llogaritë në Javier Mascheranon për dy ndeshjet e radhës.

Këtë dënim argjentinasi e ka marrë nga komisioni Disiplinor i La Ligës pasi ofendoi gjyqtarin në ndeshjen ndaj Eibarit.

Mesfushori i Barcelonës nuk do të luaj në duelet ndaj Getafes dhe Villarrealit. Kështu, Mascherano do të jetë i gatshëm për El Calsico ndaj Real Madridit.