SHPËRNDAJE

JacksonMartinez

Atletico Madridi ka kompletuar transferimin e Jackson Martinezit nga Porto.
Qe një kohë të gjatë është bërë e ditur marrëveshja për transferimin e 28-vjeçarit, mirëpo zyrtarizimi është bërë të mërkurën.

Pas shitjes së Mario Mandzukicit te Juventusi, klubi spanjoll ka paguar klauzolën prej 35 milionë eurosh për blerjen e kolumbianit.

Martinez pati një sezon të shkëlqyer te klubi portugez duke shënuar 32 gola në 42 paraqitje.

Gjatë këtij afati kalimtar, ai është kërkuar edhe nga disa klube të tjera, si Milan, Arsenal e Liverpool.