SHPËRNDAJE

Liridon Krasniqi ka vazhduar aventurën e tij në Super Ligën e Malajzisë, këtë herë të Melaka United.

Futbollisti nga Kosova ishte pjesë e Kedah, ku kishte një formë mjaft të mirë. Ai në 67 paraqitje kishte arritur të shënojë 19 gola. Melak ka nënshkruar në këtë afat kalimtar disa lojtarë me emër për futbollin në Malajzi dhe pritet të ketë në vazhdim një sezon mjaft të suksesshëm. Lexo po ashtu: Liridon Krasniqi mund të paraqitet te kombëtarja e Malajzisë Mesfushori 27 vjeçar shquhet për driblime dhe dyluftime në ajër, por ka edhe goditje të fuqishme nga distanca.

“Jam i lumtur dhe falënderues që jam pjesë e familjes Melaka United. Së bashku jam i sigurt se mund të arrijmë gjëra të mëdha”, ka shkruar Krasniqi në Instagram. Liridoni nga viti 2014 deri në vitin 2015 është paraqitur në tre ndeshje për Përfaqësuesen e Kosovës, por nuk kishte arritur të shënojë ndonjë gol. Në të kaluarën ishte pjesë edhe e skuadrës turke Fethiyesport.