SHPËRNDAJE

Drejtori i ri i Ferrarit në Formula 1 është drejtori i gjertanishëm teknik, Mattia Binotto. Ky i fundit ka zëvendësuar Maurizio Arivabenea pas një sezoni në të cilin ekipi i famshëm italian ka dështuar për të fituar titullin në konkurrencën e shoferëve dhe konstruktorëve. “Pas katër viteve të përkushtimit të palodhur, Maurizio Arrivabene ka lënë ekipin. Vendimi është marrë së bashku me drejtuesit e lartë, pas bisedimeve të gjata me të dhe interesave afatgjate personale”, shkruan në njoftimin e skuderisë italiane. Ferrari ka njoftuar se 49-vjeçari ka marr detyrën menjëherë.

Ai ishte drejtori teknik i Ferrarit që nga viti 2016, kur zëvendësoi James Alisonin dhe ka qenë në ekip për gati 25 vjet. Arrivabene ishte drejtor i Ferrarit që nga viti 2015 dhe më parë ka punuar me Philip Morrisin, sponsorin kryesor të Ferrarit. Ferrari sezonin e kaluar, ka arritur gjashtë fitore në 21 gara dhe ka humbur garën për titull për shkak të rezultateve të dobëta në gjysmën e dytë të sezonit, pavarësisht nga fakti se në disa raste gjatë kampionatit kishte bolidin më të shpejtë.

Të gjitha lajmet rreth Ferrarit Mercedes ka dominuar, ku Lewis Hamilton fitoi titullin e pestë të kampionatit dhe bolidi gjerman fitoi gjithashtu titullin e pestë rresht në konkurrencën e konstruktorëve. Për Ferrarin në sezonin e ardhshëm do të garojnë Sebastian Vettel dhe Charlem Lekler, ku ky i fundit do të zëvendëson Kimi Raikkonenin.