SHPËRNDAJE

Skuadra franceze, PSG ka vendosur që Neymar të operojë ashtin e pestë të këmbës së djathtë
Tashmë është zyrtare, Neymar do të operohet dhe do të mungojë të martën e ardhshme ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Lajmi është njoftuar nga PSG, e cila njofton se Neymar do të udhëtojë drejt Brazilit, atje edhe ku do të operohet.

“Stafi mjekësor i PSG-së në bashkëpunim me atë të Kombëtares së Brazilit kanë vendosur: Në marrëveshje me lojtarin është vendosur që të shkohet me opsionin e operimit. Neymar do të operohet në Brazil nga DR Rodrigo Lasmar, i shoqëruar nga profesori Saillant i PSG-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës franceze.

Pas operimit, Neymarit do t’i duhen rreth dy muaj që të rikthehet në fitnesin e plotë.