SHPËRNDAJE

Iniciativa për themelimin e teatrit të Preshevës ishte një nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e parë të organit të përkohshëm në komunën e Preshevës.

Themelimi i teatros ishte inicuar menjëherë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar me iniciativë të Alternativës për ndryshim, asokohe udhëheqësia e shtëpisë së kulturës pati pregaditur një projekt propozim i cili u aprovua nga këshilli komunal i athershëm, por që shumica e pas 10 marsit në Kuvend nuk e pa të arsyeshme ta aprovojë.

Nga sot, pas miratimit të këtij vendimi Presheva ka teatron, e cila do tê ndikoj në zhvillimin e kulturës në përgjithësi dhe do të mundësoj angazhim efektiv të artistave tanë.(presheva.com)