SHPËRNDAJE

Valverde është edhe zyrtarisht trajner i ri i Barcelonës pasi sot e ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin katalan.
Ai e ka nënshkruar sot kontratën bashkë me presidentin e Barcelonës, Bartomeu dhe zëvendëspresidentin Jordi Mestre.

“I jam shumë mirënjohës këtij klubi për besimin që e treguar në mua dhe tani më takon mua që t’ua shpaguaj atyre. Ndjej shumë përgjegjësi duke ditur se kam një sfidë para meje gjatë të cilës dua të kënaqëm,” ka thënë Valverde.

Valverde e pason në detyrën Luis Enriquen.