SHPËRNDAJE

Gianni De Biasi ka treguar bisedën që ka pasur me mesfushorin e revoltuar, Taulant Xhakën
Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen zvicerane “Blick”, ku ka treguar se i ka thënë Taulant Xhakës së nuk je i shenjtë, ashtu si nuk ishin as Pele dhe Maradona.

“Pasi më telefonoj, i thashë se nuk je i shenjtë, nuk kanë qenë as Maradona dhe as Pele. Në këtë skuadër të gjithë janë njësoj. Të gjithë duhet të ndjekin urdhrat e trajnerit”, deklaroi De Biasi për Blick.

Kujtojmë se Xhaka ishte larguar nga Kombëtarja shqiptare menjëherë pas ndeshjes me Italinë, si shenjë pakënaqësie për mos aktivizimin e tij.