SHPËRNDAJE

Serbia ka mbyllur kufijtë për udhëtarët nga vendet më të prekura nga coronavirusi, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Ndalimi i përkohshëm vlen për personat që mbërrijnë nga Italia, provinca të caktuara në Kinë, Koreja e Jugut, Irani dhe Zvicra, njoftoi sot qeveria serbe.

Punëtorëve të mjekësisë gjithashtu u është ndaluar të udhëtojnë në zonat e prekura nga virusi.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa do të zgjasin masat. Në Serbi deri më tash katër persona janë prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.