SHPËRNDAJE

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Qipros, Spanjës, Kroacisë, Gjermanisë, Greqisë, Italisë dhe Maltës, Portugalisë dhe Sllovenisë në takimin e tyre sot përmes një video-konference, kanë dakorduar kornizë të përbashkët me katër pika me qëllim që të kthehet liria e lëvizjes dhe udhëtimit të sigurt në Bashkimin Evropian, njofton MIA.

Në deklaratën e përbashkët theksohet se Evropa duhet ta sigurojë lirinë e udhëtimit të sigurt në Unionin, i përshëndesin direktivat e KE-së të publikuara javën e kaluar, duke shtuar se ato ishin “një bazë e rëndësishme për diskutim midis partnerëve evropianë në mënyrë që të bien dakord mbi kriteret dhe afatet kohore për hapat e ardhshëm” dhe i shpjeguan parimet e dakorduara.

Ministrat e Punëve të Jashtme të dhjetë vendeve thonë se qasja në faza, të koordinuara dhe të dakorduara midis vendeve anëtare, është mënyra më e mirë për ta normalizuar gradualisht udhëtimin ndërkufitar, shpjeguan se kthimi i lirisë së lëvizjes midis vendeve duhet të arrihet gradualisht dhe theksuan se duhet të gjinden mënyra për t’u lejuar udhëtime, ndërsa në të njëjtën kohë të shmanget rreziku i përhapjes së virusit.

“Do të jetë thelbësore të sigurohet që qytetarët tanë, jo vetëm që do të mund të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë, por gjithashtu do të mund të kthehen në shtëpi të sigurt. Prandaj, ne duhet të koordinojmë ngushtë me kushtet për shfuqizimin e rregullave të kufizimeve dhe karantinës dhe në lidhje me rinovimin e shërbimeve të transportit. Në këtë kontekst, do të jetë gjithashtu e rëndësishme të punojmë së bashku për një kuptim të përbashkët të standardeve dhe procedurave shëndetësore”, shkruan ministrat në një deklaratë të përbashkët e publikuar nga MPJ-ja greke.

Shefat e diplomatëve ju bëjnë thirrje bizneseve dhe individëve që punojnë në turizëm në javët e ardhshme t’i marrin masat e duhura për mbrojtje të udhëtarëve pasi të rikthehet liria e lëvizjes dhe udhëtimit.