SHPËRNDAJE

Në Sërbi deri në orën 18:00, janë testuar edhe 20 persona të tjerë për virusin Korona, nga të cilët 6 kanë dalë pozitiv, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 103, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Në izolim shtëpiak gjenden katër persona të cilët kanë pasqyrë te lehtë klinike, ndërsa dy persona mbahen në shërim spitalorë pa ndonjë ndërlikim dhe në përgjithësi në gjendje stabile të qëndrueshme.

Në laboratorin kombëtar të referncës të Institutit Torlak, janë testuar gjithsej 506 persona të cilët i kanë plotësuar kriteret për përcaktimin e çështjes./presheva.com/