SHPËRNDAJE

Sot, 106 vite më parë më 1912 në qytetin e Vlorës, Shqipëria shpalli Pavarësinë. Që nga ajo ditë, 28 Nëntori vazhdon të mbetet datë historike për mbarë popullin shqiptar. Edhe sot 106 vjet më pas, festa e Flamurit vazhdon të festohet me të njëjtat emocione, duke bërë kështu që imazhi i kësaj feste mos të zbehet asnjëherë.

Thuajse, në të gjitha komunat e vendit sot ndjehet fryma e kësaj feste kaq të veçantë. Në kryeqytet janë parë numër i madh i qytetarëve në sheshet e kryeqytetit, të cilët kanë dalë që ta festojnë këtë ditë pavarësisht temperaturave të ulëta. Sheshet “Zahir Pajaziti, “Nënë Tereza”, “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova”, po frymojnë kuq e zi në të dyja anët.

Kjo datë në të cilin në vitin 1912 është shpallur pavarësia e shtetit shqiptar në katër vilajetet shqiptare, përbën edhe histori të tjera për shqiptarët. Me 28 Nëntor është ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe data kur UÇK doli për herë të parë publikisht krejt këto bëjnë që emocionet e shqiptarëve në Kosovë në këto ditë nëntori të jenë të mëdha, dhe pothuajse çdo gjë merr ngjyrën e festës.