SHPËRNDAJE

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdon rritja e rasteve të të infektuarëve me koronavirus. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 107 raste të reja, raporton INA.

Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orëve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Vatra e rasteve të shpeshtuara është Kumanova, ku sot janë regjistruar 44 të infektuar, mes tyre kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski, 10 anëtarë të shtabit komunal të krizës, si dhe 10 punonjës shëndetësor. Në Shkup janë regjistruar 28 raste të reja, Prilepi me 21 raste, Tetova me 5 raste, Gostivari 2 raste, Dibra 2 raste, Manastiri 6 raste, etj.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë vetëm një pacient nga Struga, pas vështirësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Numri total i të infektuarëve nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1081 raste dhe se sipas qyteteve, Shkupi i prinë listës me 367 raste, më pas vijon Kumanova me 306 raste, Prilepi 100, Dibra 51, Struga 50, Tetova 48, etj.