SHPËRNDAJE

Imagjinojeni që gjatë pushimeve ta keni mundësinë të luani së bashku me Messin.

Kjo është ajo që ndodhi me 11-vjeçarin nga Londra, Mackenzie O’Neill javën e kaluar.

I riu nga veriu i Londrës ishte një nga tre fëmijët e filmuar duke luajtur futboll me Messin dhe djalin e superstarit të Barcelonës, Thiago, në një plazh në Antigua.

Mackenzie u gjurmua dhe u intervistua një gazetë sportive argjentinase.

Ai tha se ishte i ftuar të luante futboll nga familja Messi, kur filloi të luante me një top afër vendit ku ata ishin duke pushuar.

“Messi ishte me familjen e tij në plazh. Unë isha vetë dhe fillova të gjuaj topin disa metra nga ku ata ishin, “i tha Ole, për Evening Standard.

“Babai i tij Jorge më hodhi një top dhe më pyeti nëse dëshiroja të luaja me ta dhe më pas luajtëm futboll me Thiago dhe Messi për 45 minuta”. “Thiago është një lojtar fantastik për moshën e tij dhe nuk ishte i trembur për të luajtur”, vazhdoi Mackenzie.

“Duke luajtur me Messin ishte e pabesueshme. “Më vonë përfundova duke notuar me Messin dhe dilnim në një varkë të vogël dhe kaluam shumë kohë në ujë “- tha 11 vjeçari.

I pyetur nëse ai kishte marrë ndonjë këshillë nga Messi për futbollin, ai shtoi: “Jo, sepse ai nuk flet anglisht, por duke parë se sa i aftë ishte ai, kjo ishte këshillë e mjaftueshme për mua”.