SHPËRNDAJE

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu ka bërë një reagim publik pas konferencës për media të PDSH-së dhe deklaratës së këshilltarit të këtijë subjketi politik dr. Agim Sabedini.

Drejtori Salihu kërkon publikisht të diskutojnë rreth proçeseve që janë zhvilluar në Shtëpinë e Shëndetit përderisa PDSH ka qenë në qeverisjen lokale dhe ka patur kuadrot e veta si parti në udhëheqje të këtijë institucioni shëndetësorë. Dilemat që duhet diskutuar sipas drejtorit të tanishëm janë temat si vijojnë.

– Pse u anuluan specializimet e para disa viteve dhe këto raste ende janë në gjykatë?

-Sa ka qenë Buxheti i ndarë nga pushteti lokal për barna dhe të tjera?

-Të diskutohet publikisht rreth asaj se si u punësuan persona pa dokumente adekuate të cilët sot e kësaj dite pasojat që barten nga ajo kohë janë ende në proces gjyqësorë?

– Të bëhet krahasimi se sa ka qenë Buxheti nga Fondi Republikan për sigurime shëndetsore për barna dhe material sanitar në atë periudhë kohore dhe sa është tani?

– Të bëhet krahasimi i të gjitha kërkesave drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe komisionit për plotësimin e kuadrove të humbur në periudhën kur qeveriste PDSH dhe tani?

– Gjatë sezonit veror dhe pushimeve, cilat nga ambulancat nëpër Bashkësitë Lokale kanë qenë të mbyllura për shkak të mos organizimit të mjekëve?

– Pse Materniteti u pranua siç është sot, duke mos u kompletuar edhe me anesteziolog kirurg, duke ditur faktin se mbi 80% të femrave preshevareve ende lindin në spitalin e Vranjës?

– Sa personave në Shtëpinë e Shëndetit nuk ju janë paguar kontributet për ditët e punuara e që ne tani si drejtues institucional po përballemi me procese gjyqësore?

– Kur është bërë për herë të fundit renovimi i aparaturës së re dhe të kompletuar në laborator?

– Cili është projekti për pajisjen me inventar dhe apraturë mjeksore të kompletuar të ndihmës së shpejtë?

– Kur janë publikuar në mënyrë transparente sa mjete janë harxhuar?

– Cilat kanë qenë kërkesat për hapjen e reparteve të reja si ajo ehemodializës kur dihet Presheva gjendet 45 kilometra larg Vranjës dhe ka mbi 15 pacienta?

Për të gjitha këto problematika të trashëguara me vite presim përgjigje thotë kështu në reagimin publik të drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu.

Drejtori Sallihu premton se për të gjitha pikat e lartëshënuara opinionit publik do ti përgjigjet me fakte dhe dokumente që argumentojnë punën e Shtëpisë së Shëndetit më herët dhe tani e që do të publikohen në të gjitha mediat vendore./presheva.com/