SHPËRNDAJE

Shum pjesë të qytetit të Bujanocit sot u zbardhën të mbuluara nga mbeturinat që kundërmonin kalimtarët e sidomos banorët. Qytetarët në adresë të presheva.com kanë dërguar fotot të mbeturinave të grumbulluara nëpër pjesë të qytetit, gjegjësisht në vendet e mbeturinave por që nuk i përkasin një normale, ngase mbeturinat më shum gjenden në tokë se sa nëpër kontejnerë të cilët gjysëm në defekt dhe të rrezuar në tokë nuk janë në gjendje ti plotësojnë nevojat e qytetarëve. Shpesh herë është folur për mungesën e kontejnerëve por akoma nuk po gjenë zgjidhje ky problem.

Aq më keq kur gjendemi në një periudhë që qyteti është edhe më i frekuentuar nga qytetarët e sidmos nga mërgimtarët të cilët po kalojnë pushimet në vendlindje. Fotot e bëra nuk janë në ndonjë deponi por në pjesët më të frekuentuara të qytetit të cilat përveç kundërmimit po ia zbehin edhe pamjen qytetit. ”Jemi dëshmitar faktografik se pikërisht në fillim të javës kur edhe është ditë tregu organizata Komunalia por edhe pushteti lokal nuk kujdesen për pastërtinë e qytetit, pikërisht kur edhe bashkekombasit në mergim rrënqethen me pamje të shëmtuara mbeturinash dhe kontejner të stërmbushur” i ka thënë presheva.com një qytetarë i Bujanocit.

0Pamje të tilla të mbeturinave nuk na bëjnë shumë përshtypje sepse të tilla janë të shpeshta në qytetin e Buajnocit, kjo ndodhë sepse NP Komunalia dhe pushteti lokalë janë të përgjumur çdo herë kur e lyp nevoja, është shprehur qytetari./presheva.com/