SHPËRNDAJE

Zhunica tregoi gatishmëri duke iu bashkangjitur Lëvizjes për Reforma, lëvizje kjo që ka filluar rrugëtimin e saja para dy vitesh ku moto ishte Dekada e re po fillon me Lëvizjen tënde. Kryetari i LR-së, Sami Salihu me bashkëpunëtorë ka realizuar një takim konsultativ me banorët e bashkësisë lokale Zhunicë ku ka publikuar edhe një shkrim në rrjetin e tijë social fb në të ciln thuhet.

Ishte një ndjenjë posaçërisht e veçantë të jem prezent së bashku me dy koordinatorët Shkëlzenin e Hevziun e me shumë aktivistë dhe simpatizant.

Edhe në nëndegën e ZHUNICËS, pjesën e trungut të reformave u bë rikonfirmimi dhe rikonsolidimi i nëndegës.

Ju jam mirënjohës dhe ju falëmnderoj nga zemra për mbështetjen që më keni dhënë.

Ishim disa, por sot e nesër do të jemi më shumë, me vullnet dhe me bindje të plotë se ka ardhur koha e Lëvizjes. Është e mundur që ne këtë gjë ta bëjmë vetë dhe tani.

Lëvizja jote shkruan kështu në fb, Kryetari i LR-së, Sami Salihu./presheva.com/