SHPËRNDAJE

148 të vdekur, 21 prej të cilëve vetëm gjatë orëve të fundit dhe 6,633 raste të konfirmuara!

Ky është bilanci tragjik i koronavirusit në Francë, që ka detyruar autoritetet franceze të përshkallëzojnë më tej masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, pas mbylljes së shkollave, bareve dhe restoranteve.

Presidenti Emmanuel Macron dhe ministri i Brendshëm Christophe Castaner kanë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat mbrëmjen e së hënës, ku kanë njoftuar se shteti francez do të futet në karantinë për 15 ditë, datë kjo e cila mund të rishikohet dhe shtyhet duke parë ecurinë e virusit.

Periudha e karantimit do të nisë që nga e marta në orën 12:00 të mesditës, ndërkohë që çdo qytetarë që do të dalë nga shtëpia duhet të deklarojë daljen dhe qëllimin online në faqen zyrtare të shtetit, qoftë kjo edhe për të blerë bukën.

Të gjithë ata që shkelin këtë vendim do të gjobiten me gjobë që nis nga 38 euro deri në 135 euro.

Për menaxhimin e kësaj situate do të vihet në dispozicion e gjithë ushtria.

“Qëndro në shtëpi”, është slogani që ministri i Brendshëm tha në fillim të fjalimit të t ij dhe e përsëriti disa herë.

Christophe Castaner shpjegoi se veprimtaria e vendit nuk duhet të ndalet plotësisht.

Qytetarët francezë do të jenë në gjendje të shkojnë në vendin e tyre të punës, nëse profesioni i tyre është thelbësor dhe nuk mund të ndërpritet.

Ndërkohë personat që kanë një profil zyrtar profesional, siç janë personeli mjekësor, autoritetet publike dhe gazetarët profesionistë që mbulojnë lajmet, mund t’u kërkohet që ta paraqesin atë gjatë këtyre kontrolleve.

Mediat franceze shkruajnë se që nga dita e hënë, do të mobilohen rreth 100,000 policë dhe ushtarë për të menaxhuar situatën.

Ata do të vendosen në kudo në territor, përfshirë akset kryesore si dhe ato dytësore.

Personat që nuk e justifikojnë udhëtimin e tyre do të duhet të paguajnë një gjobë që varon nga 38 euro deri në 135 euro.