SHPËRNDAJE

17 shtatori është Dita e Bibliotekës ”Mehmet Jusufi” në Preshevë. Me rastin e kësaj date u shënua sot një manifestim ku të pranishim ishin mysafirë të institucioneve të ndryshme si profesorë, drejtorë, veprimtarë të njohur nga Lugina, piktorë dhe artistë.

Elton Mehmeti para të pranishmëve u prezantua me poezin O moj Shqypni të autorit Pashko Vasa.

Po ashtu edhe Amir Maliqi nxënës i vitit të tretë në Gjimnazin ”Skënderbeu” u prezantua para të pranishmëve me një poezi.

Drejtori i Bibilotekës ”Mehmet Jusufi ”-Reshat Neziri  i falënderoi të pranishmit për ardhjen në këtë manifestim. Z.Neziri u shpreh se sot Biblioteka shënon ditën e saj dhe falënderoi të gjithë punonjësit që kanë punuar dhe e kanë udhëhequr me zell këtë institucion. Sipas drejtorit të Bibliotekës ai tha që në plan do të kenë realizimin dhe organizimin e panairit të librit.

Në këtë eveniment u bë edhe promovimit i librit ”Kthimi” i autorit kosovarë Albatros Rexhaj. Sipas autorit të librit se pse ishte titulluar ky libër kështu esenca ishte se bindja e artistit, shkrimtarit, politikanit  duhet të thehet. Z.Rexhaj u shpreh se distanca ndërmjet brezave duhet të thehet sepse në mes dy gjeneratave egziston një distancë e madhe kuptimore. Brezat nuk i shohin gjërat e njejta në kuptim të njejtë.Të qëndrosh mes librave i ndihmon njerëzit tu qasen problemeve të ndryshme duke përfshirë tema të mëdha që sot janë shumë aktuale u shpreh autori i librit, Albatros Rexhaj.

Biblioteka”Mehmet Jusufi është themeluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore ndërsa si institucion i pavarur i Kuvendit Komunal është themeluar në vitin 2008. 17 shtatori shënon lindjen e ish-profesorit, udhëheqësit institucional dhe përfaqësuesit popullor parlamentar Republikan të ndjerit z.Mehmet Jusufi,emrin e të cilit me nderë e bartë biblioteka e qytetit. Biblioteka ”Mehmet Jusufi” është krijuar nga Kuvendi Komunal i Preshevës që të ushtroj veprimtarinë bibliotekare në tërë territorin e Komunës së Preshevës. Kjo bibliotekë funksionon në sektorë të ndarë si :sektori për fëmijë, sektori për të rritur, sektori shkencorë ,sektori i vendlindjes si dhe sektori i përpunimit të librit dhe salla e leximit. /Presheva.com/