SHPËRNDAJE

Në Sërbi deri në orën 15 të ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 2,666 raste të infektuara me Covid-19.

Nga raporti i fundit deri në 15:00, janë testuar mostrat e 1,135 personave, nga të cilat 219 ishin pozitive.

1.705 pacientë janë shtruan në spitale, në respiratorë janë gjithsej 112 pacientë.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kemi 4 raste të reja me fatalitet të gjinis mashkullore, gjegjësisht gjithsej 65 të vdekur.

Mesatarja e moshës së tyre është 62 vjeç dhe ata kanë pasur disa sëmundje të tjera të shoqëruara që kanë kontribuar në pasojën me fatalitet.
Është arritur maksimumi dhe në dy javët e ardhshme duhet zbatuar masat më rigoroze paralajmërojnë epidemiologët.