SHPËRNDAJE

Dy raste te reja të koronavirusit janë regjistruar në Serbi dhe tashmë aktualisht jan 4 persona të infektuar me këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Gjatë ditës së sotme Qeveria e Serbisë si masë mbrojtëse më të ashpër ka miratuar parandalimin e hyrjes së shtetasve nga vendet më të rpekura, duke përfshirë ndalim të përkohshëm të hyrjes në Sërbi për shtetasit e Italis, disa provinca të Kinës, Kores së Jugut dhe Iranit.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka pasur një rënie dramatike në numrin e turistëve në të gjithë botën, përfshirë edhe Sërbin.

Sipas Miodrag Popoviç, njeriu i parë i Organizatës Turistike të Beogradit, menaxhimi i krizave në turizëm është aktualisht në fuqi, si në Serbi ashtu edhe më gjerë.

Freskimi i shpeshtë i ambienteve, larja e përditshme e lodrave, larja e duarve të fëmijëve nën mbikëqyrjen e edukatorëve, qëndrimi i fëmijëve vetëm me një vërtetim mjekësor që konfirmon se janë të shëndetshëm dhe të vaksinuar janë vetëm disa nga masat parandaluese në kopshtet e femijeve për të parandaluar perhapjen e koronavirusit.

Qeveria serbe ka miratuar masa shtesë për të luftuar koronavirusin, që është një rekomandim i eksperteve të shëndetsis sepse shteti sillet me përgjegjësi, dëgjon epidemiologët, miraton dhe zbaton ato që propozohen në konsultim me Organizatën Botërore të Shëndetit, tha sot Kryeministrja Ana Bërnabiç./presheva.com/