SHPËRNDAJE

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar me virusin koronar në Serbi është 303.

Deri më tani në Sërbi janë raportuar tre persona që kanë humbur jetën nga COVID-19.

“Nga raporti i mëparshëm, janë testuar mostrat e 94 personave, 54 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë dhe 40 negativë” tha Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar.

Nga 54 rastet e konfirmuara që nga raporti i fundit, 27 janë shtruar në spital, ndërsa 27 janë në kushte shtëpiake.

Dy komunat Preshevë dhe Bujanoc sipas të dhënave të fundit mbeten të paprekura nga COVID-19, ndërsa mjekët dhe institucionet lokale vazhdimisht bëjnë thirrje për rrespektim të masave të ndërmarra nga shtabet emergjente.

“Unë ngadalë po filloj të besoj se ne mund ta përmbajmë këtë përbindësh,” tha epidemiologu Predrag Kon në një konferencë të rregullt për shtyp sot, kjo është hera e parë që kur kemi hyrë në luftë me koronavirusin e përgjakshëm, që një ekspert ka bërë parashikime optimiste./presheva.com/