SHPËRNDAJE

Rreth 4,000 biznese joaktive në Serbi do të likuidohen detyrimisht brenda pesë muajve të ardhshëm, ka bërë të ditur Agjencia për Regjistrat e Biznesit.

Në fund të 2019-tës Agjencia për Regjistrat e Biznesit publikoi në Regjistrin e shoqërive ekonomike lajmërimin se janë përmbushur kushtet për likuidim të detyrueshëm të rreth katër mijë ndërmarrjeve.

Këto ndërmarrje nuk kanë paraqitur raprte vjetore financiare për dy vite rresht 2018 dhe 2017. “Vitin e kaluar, rreth 22.400 kompani janë fshirë nga Regjistri i Subjekteve të Biznesit në të njëjtën bazë, dhe në këtë, procedurë të re, janë përmbushur kushtet për fillimin e likuidimit të detyrueshëm në rreth 4,000 ndërmarrje”, thuhet në komunikatën e ARB-së.

Arsyet e fillimit të likuidimit të detyrueshëm janë të pashmangshme, thonë kompetentët, sepse të gjitha afatet e paraqitjes së raporteve financiare në fjalë kanë skaduar.

“Pas skadimit të afatit prej 90 ditëve nga data e publikimit të njoftimit, regjistruesi përgjegjës për regjistrim në Regjistrin e subjekteve ekonomike do të fillojë procedurën e detyrueshme të likuidimit tek ndërmarrjet e potencuara dhe vetëm pas kësaj, brenda 60 ditësh, do t’i fshijë ato biznese nga  regjistri”, kanë sqaruar në ARB./presheva.com/