SHPËRNDAJE

50Cent

Kampioni i pamposhtur i botës, Floyd Mayweather, kurrë nuk i ka zhgënjyer bastexhijtë që sa herë kanë besuar te ai kanë arritur të fitojnë para. Statstikat flasin qartë: 37-vjeçari nuk ka pësuar asnjë humbje në boksin profesionit.

Dhe pikërisht për sfidën që amerikani do të zhvillojë ndaj kampionit filipinas, Manny Pacquiao, miku i tij, 50 Cent, ka planifikuar vërë bast 1.6 milionë dollarë.

I bindur për suksesin e bashkomombasit të tij, reperi amerikan është gati të rrezikojë, sepse as që e con ndërmend suksesin e Pacquioas. Edhe pse janë përplasur kohët e fundit në rrjetët sociale, 50 Cent mbetet një mik dhe fans i zjarrtë i Mayweather.