SHPËRNDAJE

Ylli i muzikës hip-hop, 50 Cent, është nderuar me një yll në Bulevardin e të Famshmëve në Hollywood.

Ndërsa për ta mbështetur dhe për të mbajtur fjalim, aty ishin prezentë veteranët e këtij zhanri të muzikës, Eminem dhe Dr Dre.

Curtis Jackson, emri i vërtetë i 44-vjeçarit nga Queensi, në këtë eveniment ishte i shoqëruar edhe nga e dashura e tij, Jamira Haines, ndërsa të pranishëm ishin edhe personalitet tjera të njohura.

Theksojmë se përveç muzikës, 50 Cent është angazhuar edhe në disa filma që kanë rezultuar mjaft të suksesshëm dhe ka luajtur në krah të yjeve më të mëdha të kinematografisë botërore.

Për më shumë, ai është përfshirë me të gjitha forcat në aktrim, me raste të caktuara duke bërë ndryshime të mëdha në dukjen e tij për t’iu përshtatur rolit.