SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka informuar përmes konferencës për media lidhur me rrethanat e projekteve kapitale në Komunën e Preshevës dhe konkretisht me projektin në rrugën Karposh. Sipas kryetarit Arifi punëkryerësi i cili ka kontraktuar projektin në rrugën Karposh ka fituar rreth 70% të tenderëve në Komunën e Preshevës.
Ndërkaq vetëm në 10 muajt e kaluara kompania ka pranuar nga buxheti i Komunës së Preshevës rreth 1 milion Euro në arkat e kësaj kompanie preshevare.

“Kompania është e përgaditur mirë teknikisht dhe kjo ka rezultuar që kjo kompani të i fitoj një shumicë të projekteve, ndëerkaq ne nuk kemi ndërhyrë asnjëherë përshkak se kjo kompani është e lidhur me ndonjë parti politike lokale këtu në Komunën tone” ka theksuar Kryetari Arifi.

presheva.com ka publikuar ditë më parë gjendjen kaotike në rrugën Karposh si dhe ankesat e shumëta të qytetarëve lidhur me këtë rrugë që sipas Kryetarit të Komunës Shqiprim Arifi punimet duhej të përfundonin para se të arrijn bashkatdhetarët tanë për pushime në vendlindjen e tyre./presheva.com/