SHPËRNDAJE

Në Sërbi sipas të dhënave deri në ora 15 të ditës së sotme janë shënuar gjitshej 741 raste të konfirmuara me virusin korona, ndërsa nga ky virus jetën e kanë humbur deri më tani 13 persona.

Sipas komunikatës të Ministrisë së Shëndetësisë, sot janë testuar mostra e 376 personave, 82 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 294 negativë ndaj Covid-19.

Në laboratorin kombëtarë të referencës “Torlak” janë testuar gjitshej 2.462 persona që kanë plotësuan kriteret për përcaktimin e çështjes.

Komuna e Bujanocit vazhdon ti bëjë ballë Covid-19, deri në këto moment nuk ka raste të dyshuara.

Mjeku Adnan Salihu i ka thënë presheva.com se, “Deri sot nuk ka të infektuar, këtë e konfirmuar edhe Enti Higjienik i Vranjes”.

E njeta situatë është edhe në Komunën e Preshevës, raste të dyshuara me Covid-19 deri në këto moment nuk ka, përfaqësuesit institucional dhe shëndetësorë gjithnjë bëjnë thirrje që popullata ti respektojë masat e dnërmarra me qëllim që kjo situatë të tejkalohet sa më lehtë.

Nga ana tjeter sipas burimeve policore të presheva.com, në komunën e Bujanocit ora policore është duke u rrespektuar maksimalisht dhe qytetarët tashmë janë vetëdijësuar.

Sipas të njetit burim, këtyre ditëve thuhet se nuk ka aptur raste të cilët kanë thyer rregullat e orës policore./presheva.com/