SHPËRNDAJE

Në Sërbi janë regjistruar 8 raste të reja të infektuarve me virusin Korona, me çka numri i të infektuarve ka arritur në 97 persona, ka njoftuar Mistria e Shëndetësisë këtë mëngjes.

Në Sërbi të dielën është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, me qëllim të mos përhapjes së infeksionit, ndërsa nga mbrëmë ka hyrë në fuqi ora policore dhe qytetarët e Sërbisë nga ora 20:00 deri në ora 5 e mengjesit e kanë të ndaluar të lëvizin në rrugë, përveç personave zyrtaë dhe punëtorëve që punbojnë në ndrrimin e tretë por me leje nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë kësaj periudhe, në fuqi është ndalesa e lëvizjes, dhe të gjithë personat mbi 65 vjeç që jetojnë në zona urbane, ose më shumë se 70 vjeç që jetojnë në zona rurale, në përgjithësi është e ndaluar të largohen nga zonat në të cilat ata jetojnë./presheva.com/