Përfaqësuesit e Mbappes flasin edhe me dy gjigantët e Ligës Premier, asnjë klub ende nuk i ka bindur me pagën e ofruar – Telegrafi

0
47

Kërkesat për pagë të lartë të yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe janë një problem edhe për klubet e Ligës Premier, pas momentalisht asnjë klub nuk po arrin t’i përmbush ato.

Mbappe do të largohet nga klubi i kryeqytetit francez në verë, kur i skadon kontrata më 30 qershor.

Sipas mediumit të njohur The Independent, ai ka zhvilluar bisedime me klube të mëdha si Real Madrid, Liverpool dhe Arsenal.

Megjithatë, burimi i këtij mediumi shton se çdo klub që ndjek Mbappe mund të mos jetë në gjendje t’i përmbushë kërkesat e tij.

Real Madridi po pengon pagën që ai kërkon, gjë që sugjeron se një qëndrim në PSG mund të jetë i mundur edhe përtej verës.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique së fundmi zbuloi se ylli i tij nuk kishte vendosur ende për të ardhmen e tij. /Telegrafi/