SHPËRNDAJE

Radnik nga Surdulica është themeluar në muajin maj të vitit 1926, ndërsa në historinë e klubit deri tani zyrtarisht nuk ka veshur fanellën asnjë shqiptar, shkruajnë mediet serbe, transmeton presheva.com.

Iljasa Zulfiu (19) i lindur në Preshevë pak kohë më parë ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me ekipin nga Surdulica.

Hapat e parë si 10 vjeçar Iljasau i mori në Luginën e Preshevës, ndërsa ndeshjet e mira dhe talenti i tij kanë qenë dëshmi e drejtuesve të klubit që ta angazhojnë atë në sezonin e verës.

“Surdulica është larg nga Presheva rreth 60 kilometra dhe secilin moment të lirë unë e shfrytzoj të shkoj në shtëpi. Kjo është arsye shtesë, me faktin se Radnik luan në ligën më të fortë unë jam transferuar në klubin e ri. Mund maksimalisht të përparoj. Jam i ri dhe për ti realizuar ëndërrat e mia duhet edhe shumë të punoj, të kem durim dhe me punë të tregoj talentin” ka thënë Zulfiu.

“Në fillim e kam pasë të vështirë, pasi ka qenë ndarja ime e parë nga shtëpia. Ngadalë kam ambientuar dhe tani e kam më të lehtë. Bashkëlojtarët dhe drejtuesit e klubit më kanë pranuar mirë. Kam nënshkruar kontratë njëvjeçare dhe shpresoj që bashkëpunimi ynë të vazhdoj” ka thënë ai.

Për lojtarin preshevar mund të ketë interesim edhe për klube më të mëdha pasi ka kualitete të mëdha, por a do të jetë kështu, gjithçka mvaret nga vet ai./presheva.com/