“Në Kuadër të Dashurisë” vjen me shfaqjet e fundit në kinema në Shqipëri, Kosovë dhe Austri!

0
33

“Në Kuadër të Dashurisë” vijon të mbetet kryefjala e ditëve të fundit. Pas disa premierave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ashtu edhe jashtë territorit, filmi më i dashur dhe më i komentuar i momentit nuk ndalet së korruri sukses.

“Në Kuadër të Dashurisë” vjen me shfaqjet e fundit të filmit në kinema. Ky është shansi juaj i fundit për të parë filmin më të ndjekur ndonjëherë.

Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinema Cineplexx në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku interes, humor dhe shumë dashuri.

Po ashtu “Në kuadër të dashurisë” vijon shfaqjet në Kosovë në të gjitha kinematë; në Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren, Cinestar në Prishtinë, Cinemarine në Prizren dhe Kino Hyrije Hana në Gjakovë. Si dhe në Vienë, Austri, filmi është po ashtu në shfaqjet e fundit në kinema. Për bileta vizitoni films.top-channel.tv


Top Channel