SHPËRNDAJE

Qeveria e Serbisë në zbutjen e masave në luftën kundër Corona virusit ka marrë vendim që nga dita e hënë, me datë 4 maj të hapen kafiteritë dhe restoranet.

Me rregulla të reja dhe masa që duhet ti ndërmarin, pritet që në Serbi të hapen objektet gastronimike dhe kafiteritë.

Presheva.com ka kontaktuar disa nga pronarët e kafiterive më të frekuentuar në Preshevë, Caffe n’Carshi, The Club, Trend e XL Pub, që tashmë po bëjnë pregaditjet e fundit për ti rihapur ato pas një kohe të gjatë.

Edhe pse me një kufizim orari për shkak të orës policore dhe kohës së Ramazanit, shumica e pronarëve nuk janë shprehur aq të vullnetshëm për ti rihapur kafiteritë.

“Pak orari i shkurtë, edhe Ramazani, por do ta hapi lokalin, ndoshta kur të hiqet orari i kufizimit do të jetë më mirë pasi shumica do të dalin në kafe pas orarit të Iftarit”, ka thënë për presheva.com njëri nga pronarët.

Ata janë të njoftuar me masat që do ti ndërmarin dhe prej nesër do të fillojnë punën.

Nën rregullat e reja, kafiteritë për shkak orës policore do të duhen që nga ora 18:00 të jenë të mbyllur. /presheva.com/