SHPËRNDAJE

Me koronavirusin që vazhdon të përhapet nga Kina – dhe 11 raste të konfirmuara në ShBA shumë njerëz kanë frikë se mos do të preken nga po i njëjti virus.

Derisa jemi në një kohë kur ende mund të porositni gjësende të ndryshme nga kudo në botë, tashmë ka lindur frika se koronavirusi mund të bartet përmes porosive të dërguara nga Kina.

Të dy agjencitë federale të shëndetit dhe ekspertët e sëmundjes infektive thonë se virusi nuk do të jetojë gjatë në paketat e porositura dhe se keni shumë më shumë gjasa ta kapni atë nga një person sesa nga një sipërfaqe siç janë paketat.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shpjegojnë në faqen e saj të internetit se nuk ka shumë të ngjarë të kontraktoni koronavirusin nga një sipërfaqe, shkruan Daily Mail.

Ndërsa një person mund të bartë virusin për ditë – apo edhe javë – viruset nuk jetojnë gjatë jashtë trupit.

Kjo do të thotë që nëse virusi gjendet në një sipërfaqe, jetëgjatësia është ‘në intervalin e orëve’, sipas CDC. Dhe për shkak se paketat kalojnë nëpër disa ambiente të ndryshme para se të përfundojnë në një prag të derës, kjo i bën ata më pak të ngjarë të mbijetojnë.

Për më tepër, Dr Elizabeth McGraw, drejtore e Qendrës për Dinamikë të Sëmundjeve Infektive në Universitetin Shtetëror të Pensilvania, thotë se një kuti kartoni nuk është një ‘tokë’ e mirë për mikrobet.

“Ajo që dimë në lidhje me këto viruse është se ato nuk zgjasin shumë në sipërfaqe, dhe kjo është veçanërisht rasti për një sipërfaqe shumë poroze” siç është kartoni, tha ajo për NPR.