SHPËRNDAJE

Në konferencën për shtyp presidenti i vendit, Ilir Meta ka folur edhe lidhur me qëndrimin e tij në postin për të cilin është zgjedhur në krye të shtetit.

Meta u pyet nëse po e sheh mundësinë e dhënies së dorëheqjes. Ai ka thënë prerë se jo, madje ka deklaruar se do të jetë në këtë detyrë deri në 24 korrik të 2022.

“Ky institucion nuk i përket Metës, por Republikës, dhe ku institucion nuk do të bjerë kurrë, përkundrazi nga ky do të fillojë ringritja e Republikës, dhe nuk do të bëhet vendi koloni e asnjë fondacioni ndërkombëtar, është vend që i takon gjithë shqiptarëve, ndaj këtu do të kemi deri në 24 korrik të vitit 2022”- tha Meta.