SHPËRNDAJE

RTB-TVP

Sipas ligjit për informim publik, televizionet publike në Preshevë dhe Bujanoc me siguri se do të shuhen për shkak të digjitalizimit dhe privatizimit, ka parashikuar kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Musafa, i cili ka thënë se përkrahë privatizimin edhe në profilet tjera jo vetëm tek mediet.

Ai ka thënë se situata ekonomike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është apsolutisht e pamundur për mbijetesën e televizioneve private dhe radios, që për të mbijetuar duhet të kenë reklama, cka është e pamundur në këto komuna.

Eshtë e qartë se televizionet private nuk mund të mbijetojnë, për këtë arsye ne jemi të detyruar të themelojmë televizion, që të kemi informim në gjuhën shqipe, ka thënë Mustafa.

Kryetari i trupit Koordinues Zoran Stankoviq ka thënë se njerëzit në këto hapsira duhet të kenë informim dhe se mediet lokale duhet të ekzistojnë dhe punojnë, pasi në televizionin publik të Serbisë nuk ka program në gjuhën shqipe.

Ai ka paralajmëruar me 2 prill një takim për problemet e medieve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Të gjitha këto janë detaje që edhe më tej do të bisedojmë seriozisht, nën prezencë të organeve më të larta shtetërore, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, qeverisjes lokale dhe njerëz nga këto medie ka thënë Stankoviq, transmeton presheva.com, i cili shpreson se me aktivitete të përbashkëta këto probleme të zgjidhen.

Ai ka thënë se gazetarët nga redaksia serbe në TV Bujanoc nuk mund të thuhet thjesht se do të mbeten pa punë për shkak të privatizimit.

Pronari i televizionit privat në Preshevë “Aldi”, Isuf Mehmeti është i bindur se Këshilli Nacional i Shqiptarëve nuk do të arrij të themeloj televizionin, pasi sipas tij bëhet fjalë për një “lodër të shtrenjtë”, por gjithashtu thotë se televizioni i tij nuk i frigohet konkurencës.

“Formimi i një televizioni regjional nga zero para së gjithash materialisht është e pamundur, pasi televizioni është i shtrenjtë. Inicitiva të cilën e kanë marrë politikanët është tentim të kenë televizion që mund ta kontrollojnë” konsideron Mehmeti. /presheva.com/