SHPËRNDAJE

Battery

Dilema e karrikimit të celularëve në mënyrën e duhur është një ndër më të shpeshtat në teknologji.
Shumë njerëz pyesin se a është gjë e mirë lënia e mjeteve teknologjike gjatë gjithë kohës në karikim, kur ato kanë ende bateri.

Këto janë disa nga mitet e kohëve bashkëkohore, por në vazhdim do të mundohemi t’ua zbulojmë ato…

Lënia e celularit në karikim dëmton baterinë

Shumë njerëz e fusin celularin në karikim edhe pse ai mund të jetë plotësisht i karikuar. Në fakt nuk ka asnjë dëshmi se në këtë mënyrë e dëmtojmë baterinë. Celularët e mençur modern kanë jone litiumi dhe janë aq ‘të mençur’ sa të ndalojnë së marruri energji kur janë karikuar plotësisht.

Mos e karikoni celularin përderisa bateria nuk ka mbaruar e tëra

Bateritë kanë një numër të caktuar ciklesh karikimi përpara se të humbasin ‘aftësinë’ për të mbajur energjinë. Ky cikël përbëhet nga karikimet e baterisë deri në maksimum kur ajo është tërësisht e zbrazët. Një prej arsyeve pse bie bateria është se tanimë ajo ka shfrytëzuar numër të madh karikimesh, dhe jo për atë se ne ‘e paskemi karikuar kur ajo ka qenë gjysmë e karikuar’.