SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për marrëdhëniet e partisë së tij me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka deklaruar se të dyja këto parti janë të koordinuara dhe se bashkëpunimi mes tyre ekziston.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është partia më e gatshme se gjithë partitë e tjera për ditën e zgjedhjeve. Ne nga viti i kaluar kemi kërkuar legjitimitet politik dhe tani me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit kemi ardhur në rrafshin politik që ne e kemi kërkuar”, ka deklaruar Haziri.

Ai për Klan Kosovën ka deklaruar që PAN- ka qenë joparimor dhe se ky koalicion e zvarriti Kosovën për dy vite dhe përfundoi aty ku është pritur.

“Haradinaj ka qenë kryetar i Qeverisë i cili në emër të AAK-së është munduar ta balancojë rivalitetin mes dy partive që janë konsideruar si armiq. Kemi kërkuar zgjedhje që një vit e dy muaj dhe tani natyrisht se jemi të gatshëm për një gjë të tillë”, është shprehur nënkryetari i LDK-së.

Haziri ka potencuar se me dy partitë opozitare, VV-në dhe PSD-në, kanë arritur t’i koordinojnë politikat karshi koalicionit PAN.
“Kurti e ka konstatuar që bashkëpunimi mes dy partive është në rrafshin politik dhe të grupeve parlamentare. Mirëpo, organet e LDK-së janë autoritete politike që vendosin për mënyrën se si do të ecim tutje. Bashkëpunimi mes dy partive ekziston, jemi koordinuar që ta bashkohemi në çështje që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, LDK-ja në krye me Isa Mustafën, do pas 3 gushtit, ditën kur LDK do e zgjedh kryetarin e partisë. Ai ka shtuar se deri atëherë, LDK do t’i qëndrojë besnikë strukturave aktuale.