SHPËRNDAJE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth mundësisë që në adresë të tij të vijë një ftesë nga Gjykata Speciale, e ngritur për të hetuar e gjykuar krimet e mundshme të luftës në Kosovë.

Limaj ka thënë në televizionin T7, se deri më tani nuk ka pasur “asnjëherë, asnjë kontakt” me Gjykatën Speciale, në Hagë.

Ai ka thënë se për herë të parë pas 16 vjetësh s’ka asnjë procedurë gjyqësore të hapur ndaj tij.

“Në Kosovën e lirë më kanë shkuar 16 vite me procese gjyqësore”, ka kujtuar ai. “Kam kaluar dy procese në Hagë – shkalla e parë, dhe shkalla e dytë”, ka theksuar ai.

Por, ai ka thënë se ftesa nga Gjykata Speciale nuk duhet ta befasojë askënd në Kosovë.

“Kur kam dëgjuar për Ramushin, kam ndjerë keqardhje se ka kaluar një proces gjyqësor. Një, e dy”, është shprehur ai.

“Edhe keqardhje, edhe e habitshme në momentin kur i ka ardhur”, ka thënë Limaj.