SHPËRNDAJE

Kroos-Messi

Leo Messi nuk ka nevojë për Kupën e Botës që të jetë në mesin e futbollistëve më të mirë në histori.

Ish trajneri i Argjentinës, Alfio Basile ka deklaruar se Leo Messi nuk ka nevojë për Kupën e Botës që të jetë fenomen.

“Problemi që Messi ka me njerëz është se, ata kërkojnë nga ai që të fitojë Kupën e Botës, pasi mendojnë se do të bëhet edhe më i madh. Por, unë mendoj se edhe pa Kupën e Botës ai është një fenomen”, tha Basile për Perform.

Messi vitin e kaluar arriti deri në finale të Kupës së Botës me Argjentinën, ku u mposht nga Gjermania me rezultat minimal 1:0.