SHPËRNDAJE

Chicharito

Po bëhet polemikë e madhe se a ka qenë gabim i Real Madridit me sjelljen e Javier Hernanadezit.

Gazetari spanjol Melchor Ruiz konsideron se nënshkrimi i marrëveshjes me meksikanin Chicharito ka qenë gabim i madh i Real Madridit.

Chicharito këtë sezonë ka luajtur 17 ndeshje, ku ka shenuar 3 gola dhe ka 2 asistime në të gjitha garimet. Statistika të dobëta për një lojtar që luan në sulm tek Real Madridi.

“Nuk ka qenë patjetër të angazhojnë atë dhe mendoj se kanë gabuar. Ka pasë pak minuta dhe mendoj se nuk do ta vazhdojnë kontratën pas huazimit” ka thënë Ruiz i cili ka biseduar me drejtuesit e Realit.

Kohën e fundit Reali po spekulohet me Radamel Falcaon. Sipas medieve angleze, Falcao po konsiderohet si opsion i rëndësishëm për politikën transferuese të Realit.

Nëse nuk angazhohet Falcao, nuk do të sjellin tjetër lojtar që do të zëvendësoj Chichariton.

Kontrata me Benzeman është vazhduar, dhe tek Reali konsiderojnë se sulmues tjetër nuk i duhet pasi e kanë në klub James Rodriguezin, për të cilin konsiderojnë se ende ka hapsirë për të përparuar.