SHPËRNDAJE

Pas zgjedhjeve të mbajtura më 4 nëntorë të vitit 2018 për këshillat nacionale të pakicave nacionale në Sërbi, PVD arrin të dal e para krahas subjekteve tjera politike që garuan në këto zgjedhje, kështu më 27 nëntorë po të këtij viti PVD në koalicion me PDSH-në arrinë të konstituojë organet e reja të KNSH-së, kryetarë i këtij instiucioni emrohet Ragmi Mustafa nga PVD.

Mustafa atëkohë ishte këshilltarë në Kuvendin Komunal të Bujanocit njëherit shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së, post të cilin e mbanë edhe sot e kësaj dite edhe pse në fillim, në një nga seancat e KK kishte deklaruar se do të përkushtohet në KNSH dhe do të largohet nga posti i këshilltarit të KK.

Duke patur parasysh se në zgjedhjet për KNSH sikurse edhe në postin e këshilltarit të KK Mustafa ka kandiduar në emër të PVD-së, janë bërë mëse një vit dhe Ai vazhdon të jetë në dy poste udhëheqëse.

Sipas Ligji mbi Këshillat Nacionale të Pakicave Nacionale në Sërbi, çështjet statusare të Këshillit Nacional, organizimi i brendshëm i Këshillit Nacional, Neni 7a, “kryetari i Këshillit Nacional dhe anëtari i bordit ekzekutiv nuk mund të jetë person i zgjedhur ose i emëruar në organ shtetëror, organ krahinor, gjegjësisht, në organet e vetëqeverisjes lokale, i cili, në kompetencën e tij, vendos për çështje që kanë të bëjnë me punën e këshillave nacionale”.

https://www.paragraf.rs/propisi/zakon_o_nacionalnim_savetima_nacionalnih_manjina.html

Neni 7a

kryetari i Këshillit Nacional dhe anëtari i bordit ekzekutiv nuk mund të jetë anëtar i organeve drejtuese të një partie politike si kryetarë, Kryesi, bordin ekzekutiv, etj.

kryetari i Këshillit Nacional dhe anëtari i bordit ekzekutiv nuk mund të jetë person i zgjedhur ose i emëruar në organ shtetëror, organ krahinor, gjegjësisht, në organin e vetëqeverisjes lokale, i cili, në kompetencën e tij, vendos për çështje që kanë të bëjnë me punën e këshillave nacionale.

Me zgjedhjen gjegjësisht vendosjen nga paragrafi. 1 dhe 2 i këtij neni, përfundon mandati i kryetarit të Këshillit Nacional gjegjësisht anëtarësimi në bordit ekzekutiv.

Përfundimi i mandatit të kryetarit të Këshillit Nacional, gjegjësisht anëtarësimin në bordin ekzekutiv e konstaton Këshilli Nacional në seancën e parë të radhës pas marrjes së njoftimit për shfaqjen e arsyeve të përmendura në paragrafin 3 të këtij neni.

Sipas komentimit të këtij Ligji të R.Sërbisë i cili vazhdon të jetë në fuqi mbetet diskutabile nëse kryetari i KNSH-së Ragmi Mustafa gjatë gjith kësja periudhe ka qenë në konflikt interesi.

Duke patur parasysh se KK është organi më i lartë i vetqeverisjes lokale, mes tjerash vendos edhe për buxhetin e Komunës së Bujanocit, në të cilin parashihen mjetet në nivel vjetorë edhe për KNSH-në./presheva.com/