30.2 C
Presevo, Serbia
11.08.2020
Ballina Shëndetësi A keni problem me fryrjen dhe ngërçet pas konsumimit të ushqimit?

A keni problem me fryrjen dhe ngërçet pas konsumimit të ushqimit?

SHPËRNDAJE

Keni ngërçe në stomak pas ushqimit dhe keni nevojë të shkoni në WC? Ndoshta keni sindromën e zorrëve irritabile. Pra, çfarë mund të bëni në mënyrë që ta zgjidhni këtë problem?

E para dhe më e rëndësishmja është që të mësoni cili është shkaktari i këtyre telasheve dhe provoni ta zgjidhni. Ai mund të jetë stresi, stomaku i ndjeshëm apo alergjia ndaj ushqimit të caktuar.

Është me rëndësi edhe të mendoni, sa perime keni gjatë ditës. Spinaqi, majdanozi, selinoja përmbajnë enzima të cilat përmirësojnë tretjen, ndërsa qepa, hudhra, preshi, shpargulli dhe bananet janë probiotikë të mirë të cilët i ushqejnë bakteret e mira në stomakun tuaj.

Sipas një studimi të Universitetit në Iowa, “bakteret e mira” munden edhe t’i përcaktojnë sa kalori do të digjen.

Krahas artikujve të përmendur më sipër, i shëndetshëm është edhe konsumimi i verës së kuqe, sepse ajo përmban kimikate dhepolifenole, të cilat ushqejnë mikrobet e shëndetshme në traktin digjestiv.

Mirëpo ashtu siç dallojnë personat nga njëri-tjetri, po ashtu dallojnë edhe shkaktarët të cilët tek ata krijojnë fryrje.

Kjo do të thotë që nuk ekziston një zgjidhje e vetme për sindromën e zorrëve irritabile. Mirëpo, pa marrë parasysh këtë, ekzistojnë hapa të cilët do të mundësojnë që stomaku juaj të kthehet në normale.

Këta janë disa prej tyre:

1. Me kujdes ndiqni atë se si ndiheni pas racionit. A ju ka pëlqyer sallata nga drithërat apo ju ka shkaktuar fryrje? Apo ndoshta nuk ju përshtatet orizi nga karfioli? Zgjidhja është që t’i eliminoni këto ushqime nga menyja për dy javë dhe të shikoni a po ju përmirësohet gjendja.

2. Filloni çdo mëngjes me lëng të gjelbër apo me shejk të bërë nga minimum pesë lloje primesh. Fitonutrienët dhe enzimat të cilat i kanë perimet, do t’ju bëjnë që të ndiheni më mirë duke bërë të mundshme punën e mirë të sistemit të tretjes.

3. Zgjidhni diçka për drekë, diçka që zakonisht nuk hani, sepse me konsumimin e ushqimit të llojllojshëm, ju rrisni praninë e baktereve të ndryshme.