SHPËRNDAJE

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi përmes një shkrimi në facebook ka shkruar rreth takimit të delegacionit të Luginës së Preshevës me presidentin Thaçi.

Abazi ka theksuar se ata janë tradhtuar e lënë anash që 20 vite kjo si pasojë e degradimit të përfaqësimit dhe mungesës së dijes. Gjithashtu Haki Abazi ka thënë se përfaqësuesit në dialog nga ana Kosovare janë njerëz pa “teftere” ata janë njerëz që duan të ruajnë dhe përfitojnë llogaritë bankare dhe lirinë e tyre personale.

Me poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Një këshillë për luginasit

Ju jeni tradhetuar e lene anash qe 20 vite. Kjo eshte pasoje e degradimit te perfaqesimit dhe mungese se dijes. Heqja e monumentit ne qender te Presheves dhe ngritja e monumenteve ne Veri e ne vendet tjera te kryeideatoreve te gjenocidit dhe shfarosjes ka qene indiaktori i perjashtimit tuaj dhe perjashtimit te faktorit popullate nga ekuacioni. Ky eshte pazar i piste- mish per top jeni duke u konsideruar. Perfaqesuesit ne dialog nga ana Kosovare jane njerez pa “teftere” ata jane nejrez qe duan te ruajne dhe perfitojne llogarite bankare dhe lirine e tyre personale. Keta pasardhes te shiteseve te interesit ne 1945 jane po te njejtit sot, analfabet me dy syte te verber dhe barkun e uritur. Ketyre nuk ju besohet me ju tregu nga i bie rruga per lirine e vertete, ata nuk e dijne as vet.

Per shtetin, kunder krimit dhe korrupcionit.