SHPËRNDAJE

Mourinho

Pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve, pronari i Chelseas, Roman Abramovich, dëshiron t’ia vazhdoj kontratën Jose Mourinhos.
Pronari i Chelseas, Roman Abramovich, e ka një lajmë të mirë për Jose Mourinhon pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Miliarderi nga Rusia nuk e ka ndërmend ta shkarkoj ‘strategun portugez, por dëshiron që t’i vazhdoj kontratën edhe për katër vitet e ardhshme, raporton tabloidi britanik, Daily Star.

“Roman nuk ka ankesa. Ai patjetër dëshiron që Jose të qëndroj, edhe në qoftë se Chelsea nuk e fiton Premierligën”, ka deklaruar një burim i afërt me Abramovichin.