SHPËRNDAJE

Publicistja dhe njohësja e rrethanave politike në Maqedoni Adelina Marku, thotë se BDI llogarit në postin e Guvernatorit të Bankës Popullore të shtetit në rast se zgjedhjet presidenciale dalin me rezultatin e rrumbullakuar, ka shkruar ajo në profilin e saj në facebook.

Marku e vlerëson lartë një taktizim të tillë politik të funksionarëve të BDI-së sepse një post i tillë është i barazvlefshëm me postin e ekzekutivit të shtetit, sepse balancon politikën monetare.

Përkundër kritikave që mund t’i drejtojmë ndaj kësaj partie një veprim i tillë është për tu vlerësuar lart, sepse ata kanë synime të mëdhaja politike dhe ky i postit të Guvernatorit të Bankës popullore është një synim i lartë dhe cilësorë i kësaj partie.

Më poshtë mund të lexoni postin e plotë të Adelina Markut që ka bërë në Profilin e saj në Facebook.