-4.1 C
Presevo, Serbia
20.01.2021
Ballina ShowBiz Adil Rami: Dashuria ime ishte e sinqertë, për asnjë çast nuk e...

Adil Rami: Dashuria ime ishte e sinqertë, për asnjë çast nuk e kam tradhtuar Pamelën

SHPËRNDAJE

Pamela Anderson njoftoi dje se kishte ndërprerë romancën me futbollistin francez Adil Rami.

Aktorja hollivudiane nuk kishte zgjedhur fjalët në drejtim të së dashurit 18-vjet më të ri duke e akuzuar për tradhti, madje e quajti përbindësh që udhëhoqi një jetë të dyfishtë.

Tashmë ka reaguar lojtari i skuadrës së Olympique Marseille, i cili ka pohuar se asgjë nuk është e vërtetë.

“Pushimi kurrë nuk është i thjeshtë. Pamela është një person që e respektoj thellësisht. Mund të them me bindje të plotë se kam qenë i ndershëm. Dua ta kujtoj vetëm këtë gjë. Mendoj se nuk është dashur ta nxjerrin në publik jetën tonë intime, e cila histori na përket vetëm neve të dyve”, shkroi ai ndër tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Mesazhin drejtuar biondinës së hollivudit, të cilin e kanë pëlqyer mbi 93 mijë ndjekës, e ka vazhduar duke thënë se nuk bën jetë të dyfishtë.

“Në këtë moment, unë dua të ndriçoj gjithçka. Në asnjë rast nuk kam bërë jetë të dyfishtë. Thjesht, jam i lidhur dhe kam prirje që ta ruaj në fshehtësi të plotë marrëdhënien me fëmijët e mi dhe me nënën e tyre Sidoni, të cilët e respektoj thellësisht, e cila gjë ka qenë transparente në marrëdhënien tonë. Dua qç paqja dhe qetësia të mbretëroj tek familjet dhe miqtë e mi. Madje edhe unë nëse lëndohem”, ka shkruar francezi.

Ndryshe, 61-vjeçarja e kishte akuzuar rëndë 33-vjeçarin duke thënë se gjatë gjithë kohës e kishte mashtruar dhe se nuk ka mundur t’ia fal.

View this post on Instagram

Une rupture n'est jamais chose facile. Comme souvent dans ces situations, l'émotion peut prendre le dessus et laisser s'exprimer des choses excessives. Pamela est une personne entière, que je respecte profondément, qui a des convictions, qui est sincère dans ses combats, et pour qui mon amour a toujours été sincère. C'est ce que je veux retenir. Je ne pense pas que nous devrions dévoiler notre intimité, notre histoire, qui ne regarde que nous. Sur ce point, je tiens cependant à faire la lumière. En aucun cas je ne mene de double vie, je reste simplement attaché à préserver une relation pérenne avec mes enfants et leur mère Sidonie pour qui je garde un profond respect. C'est vrai j'aurais dû être plus transparent dans cette relation ambiguë. Je l'assume. Je reste et resterai fidèle à mes valeurs et aux convictions qui sont les miennes et s’expriment dans mon engagement pour l'association @solidaritefemmes , qui est toujours aussi fort. Je suis fier d'avoir participé à cette grande et belle campagne qui a pu faire connaître le travail exceptionnel de cette association et de ses membres. Je souhaite l'apaisement et la discrétion pour nos familles et amis, même si je suis peiné et blessé. J'espère que vous le comprendrez et le respecterez. Adil

A post shared by Adil Rami (@adilrami) on