SHPËRNDAJE

Aeroplani Boeing 777 i aviokompanisë “Kuwait Airways” ka shkaktuar “kaos” në aeroportin e Nice në Francë, pasi që me krahun e majtë të fluturakes u përplas në një urë, raporton Independent.

Aviokompania e Kuvajtit ka njoftuar se të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë evakuuar, dhe se askush nuk është lënduar në këtë situatë të pazakontë që ka ndodhur sot në Nice të Francës.

“Kuwait Airways” ka kërkuar nga autoritetet franceze që t’i ndihmojnë lidhur me hetimet për shkak të këtij incidenti, që bëri që shumë fluturime të shtyhen.

Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq momentin kur krahu i majtë i aeroplanit shihet i përplasur në një urë, derisa punonjësit e aeroportit shikonin të habitur.

FAIL / The wingtip of a Boeing 777-300ER Kuwait Airways has hit a boarding bridge at Nice (NCE) airport earlier today. Return flight to KWI cancelled. Video: twitter.com/biileeeel

Gepostet von Aeronews am Montag, 24. Juni 2019