SHPËRNDAJE

I nderuar z. Kryeministër!

Lejomëni në emër të “Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik Serbi”, t’ju shpreh urimet më të sinqerta për Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Unë jam i bindur se, Qeveria e sapo krijuar do të punojë fort dhe me përgjegjësi në të mirë të shqiptarëve në Kosovë, për të përmirësuar jetën e qytetarëve të saj dhe për të zhvilluar më tej vendin drejt rrugëtimit euro-atlantik.

Unë besoj se në fokusin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës do të jenë edhe shqiptarët në Serbi, ekzistenca e të cilëve, sidomos në Medvegjë është në rrezik. Ne si medvegjas kemi më shumë se kurrë nevojë për mbështetje dhe ndihmë konkrete nga Kosova.

Lutem pranoni konsideratat e mia më të lartë dhe njëkohësisht të të gjithë anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të “Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik Serbi”.

Suksese në punën tuaj fisnike në shërbim të shqiptarëve!/presheva.com/

Themelues

Muharrem SALIHU