SHPËRNDAJE

Zyra për të rinjë në komunën e Bujanocit sipas shum të rinjëve është vetëm një dekor që të shumtën e kohës është e mbyllur, veçanarisht për ata të cilëve i dedikohet.

Çdo vit me buxhet komunal parashihen disa qindra mijëra dinarë, për të cilat pastaj rinia e komunës së Bujanocit mund të vlerësojnë vetë nëse ato mjete janë shpenzuar për qëllimet e dedikuara? Këto pyetje shpesh mund ti ndëgjojmë nga të rinjët:

Pse Zyra për të rinjë është e mbyllur? Çka ka organizuar këtë vit? Ku janë shpenzuar paratë që janë ndarë nga buxhetit? Përgjigjet e gjitha këtyre prap mund ti gjeni nga të rinjët.

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc në programin e sajë ndër të tjerash ka paraparë edhe aktivizimin e kësaj zyre, në mnyrë profesionale, e cila do ti përkushtohet kryesisht çështjeve që kanë të bëjnë me aktivizimin e të rinjëve.

Në një bisedë për presheva.com Florim Agaj Zv.Kryetarë i APN-së thotë se, “ne kemi program të veçant për funksionalizimin e Zyres për të rinjë e cila do të jetë në shërbim me të gjitha kapacitetet edhe për avansimin apo përgatitjen e të rinjëve apo të porsadiplomuarve për punë.

Do të krijohet edhe një lloj inkubatori për trajnimin e të rinjëve, pastaj mos të flasmi për aktivitete e shumta kulturore dhe sportive, duke mos harruar edhe aplikimin në konkurse të shumta të cilat deri më tash pothuajse kanë qenë të lënë anash” është shprehur Agaj.

Sipas tij, pamvarësisht një buxheti prej 1 milion dinarë që ka aktualisht kjo zyre, pamjet në hyrje tregojnë qartë se kur është hapur dera dhe aktivitetet që janë ndermarrë nga kjo zyre.

Agaj potencon se, ndër prioritet e para të Alternativës për Ndryshim në Bujanoc është edhe funksionalizimi i kësaj zyre dhe medoemos aktivizimi i të gjitha kapaciteteve nga rinia e Komunës sonë./presheva.com/